Fiks një vit më parë këngëtari Sinan Hoxha i ka dhënë fund beqarisë.  Sigurisht dasma e tij nuk kaloi pa bërë “zhurmë”, pasi ai zgjodhi që ta marrë nusen e tij, Andrra Destanin nga Kumanova për në Tiranë me helikopter.

Megjithatë sot, një vit më vonë vemendje është kthyer diku tjetër, tek qershia mbi tortë, djali i tyre Ansi. Në këtë ditë të shënuar të përvjetorit të parë, mbrëmë ka qenë pikërisht Andrra e cila ka vendosur të publikojë këtë foto në Instagram, duke bërë publik për herë të parë edhe djalin e tyre.

1

Fotoja e tyre e parë si familje është komplimentuar pa fund nga miqtë dhe fansat e tyre të shumtë të cilët nuk kanë hezituar të urojnë më të mirën për ta. Por ajo ç’ka bie në sy në këtë foto, është dedikimi super special që Andrra ka bërë për bashkëshortin e saj Sinanin dhe djalin Ansi. Ajo ndihet e bekuar që jeta e saj është bashkuar me atë të këngëtarit shqiptar dhe që sëbashku po gëzojnë frytin e tyre të dashurisë, Ansin.

Dedikimi i plotë i bashkëshortes së Sinanit:

“Që në çastin e parë kur sytë tanë ndeshën njëri – tjetrin, e dija që jeta ime do të merrte një tjetër kthesë. Prej asaj dite e në vazhdim, ti ishe mendimi i parë i mëngjeseve të mia dhe protagonist i ëndrrave që mbyllnin netët e gjata. Ditët pasonin  njëra – tjetrën e pa e kuptuar se si dhe se kur, e gjetëm veten të rrethuar nga oqeani i dashurisë sonë të pakufi. Të bindur e pa asnjë dyshim se do të jemi përjetësisht zgjedhja e njëri – tjetrit, vendosëm që më 27.08.2015 të kurorzonim dashurinë tonë. Sot, plot një vit pas asaj dite, ne festojmë për datën që vulosi jetët tona. Torta e lumturisë tashmë ndahet jo në dy, por në tri pjesë. Fryt i ndjenave tona është një engjëll që mban bashkimin e emrave tanë. Rrjedhës së lumit të dashurisë tonë iu bashkua Ansi. Ai është dielli që po ndriçon e do t’i ndriçojë përjetë ditët tona. Jam pafundësisht e privilegjuar që pata fatin të krijoj familjen e aq shumëdëshiruar me ty. Është nder për mua të  jem bashkëshortja jote. Fjalët s’mund ta shprehin kurrsesi domethënien tënde tek mua. Je krenaria ime, je arsyeja pse ditët e mia janë më të bukura, je gëzimi më i madh i jetës time…Bekoj Zotin që na i bashkoi rrugët e jetëve tona! Ti dhe Ansi jeni gjithçka kam, jeni gjithçka dua”,

kështu përfundon dedikimin e saj Andrra në llogarinë Instagram./tvklan.al