Një foto e jashtëzakonshme vjen nga Vietnami. Një foshnje e sapolindur është fotografuar ndërsa në dorë mban mbështjelljen kontraceptive që nëna e tij ka përdorur për të mos mbetur shtatzënë.

Nëna 34-vjeçare, e cila ka edhe dy fëmijë të tjerë, është shprehur se dy vite më parë mori vendimin për të vendosur mbrojtje intrauterine (IUD) për të mos patur shtatzëni të tjera.

Por duket se djali i saj kishte një tjetër plan, duke ia zbukuruar jetën dhe duke dalë kundër edhe metodave mjekësore për parandalimin e shtatzënive.

Fotografitë e bëra në momentin e lindjes nga mjeku obstetër Tran Viet Phuong në Spitalin Ndërkombëtar Hai Phong, Vietnam, u bënë viral në kohë rekord.

Pavarësisht kësaj, fëmija ka lindur me shëndet të plotë. /tvklan.al