Publikohen fotot e para të kurorës së Diellit. Janë shkrepur nga sonda Solar Orbiter në 26 Mars, në një distancë që është më e afërta e arritur deri më sot, aq sa 1/3 e largësisë mes tokës dhe diellit. Kështu nga këto imazhe dalin në pah detaje të jashtëzakonshme të përbërjes së kurorës së yllit tonë, më një strukturë të krijuar me shumë filamente të gjata, më plazëm dhe fusha magnetike.

Solar orbiter është një sondë lindur nga bashkëpunimi i 2 agjencive hapësinore, asaj amerikane Nasa dhe asaj evropiane Esa.

Detajet e reja në këto imazhe do ndihmojnë shkencën të studiohet dhe kuptohet më tepër mbi proceset që ndikojnë në shtrirjen e plazmës diellore në hapësirë dhe impakti i stuhive gjeomagnetike të shkaktuara nga Dielli.

Klan News