Aktorja e famshme indiane Sara Khan, ka përfunduar në objektivin e disa ndjekësve të zemëruar pas publikimit të fotove të saj me bikini nga pushimet.

29-vjeçarja e njohur për rolin e Sadnas në Serialin “Bidai” ndau me ndjekësit e saj fotot nga pushimet e saj në Goa të Indisë dhe Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Teksa shumë ndjekës e përgëzuan për pamjen dhe format e mira, Khan e cila është myslimane, u sulmua nga disa që nuk pajtoheshin me zgjedhjet e saj.

“Daily Mail” raporton se disa kritikëve të zemëruar shkuan deri aty sa i sugjeruan edhe të ndryshonte fe.

Mendoj se ke harruar që je myslimane…Ndrysho fe sepse këto veshje nuk lejohen në fenë islame

”, shkruante njëri.

Je myslimane, frikësoju Zotit

”, shkruante tjetri.

Një tjetër thoshte se deri para këtyre postimeve ajo kishte qenë shembull për të. “

Ndrysho fe dhe bëj çtë duash. Turp të kesh Sara! Ti ishe frymëzim për mua, por tani të urrej. Zoti të ndëshkoftë për këtë.

Khan më herët u është përgjigjur disa ndjekësve që e kritikonin për fotot e saj në rrjetet sociale duke u thënë: “

Ne i respektojmë mendimet tuaja, respektojmë ndjenjat tuaja, por ju duhet të na respektoni ne gjithashtu. Nuk kemi bërë ndonjë gabim me qellim.

Khan e cila punon edhe si modele, fitoi famë ndërkombëtare me një prej roleve kryesore në serialin Bidai. Në vitin 2010 ajo mori pjesë në spektaklin “

Big Boss

” – version indian i “

Big Brother

” – dhe nga shtëpia më e famshme në Indi u martua me aktorin Ali Merchant, për tu divorcuar vetëm dy muaj më vonë. Në median indiane u ngritën dyshimet se ata ishin paguar mbi 60 mijë euro për t’u martuar gjatë programit./tvklan.al