“iPhone Photography Awards” (IPPAWARDS) ka zgjedhur fotot më të mira me iPhonë të vitit 2018.

Konkursi që organizohet që prej vitit 2007, si fitues të vitit 2018 ka zgjedhur Jashim Salam nga Bangladeshi me foton e tij të shkrepur me një iPhone 7.

Në foton e shkrepur në Ukhiya të Bangladeshit shfaqen fëmijët Rohingya teksa shikojnë një film ndërgjegjësues rreth shëndetit dhe pastërtisë në kampin e refugjatëve Tangkhali.

Më poshtë mund të shikoni edhe fotot e tjera fituese të vitit 2018.

/tvklan.al