Një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë së kryeqytetit ka alarmauar të gjitha strukturat vendore të uniformave blu.

arlam 1

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë Liceut Artistik,  është rrethur me shirit për shkak të dyshimeve se mund të jetë vendosur një sasi lënde eksplozive.

aralm 2

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.00 dhe menjëherë në zonë mbërritën forca të shumta policie, ekspertë të antiterrorit dhe forcat xheniere. Ato kanë bërë evakuimin e banorëve të shumtë ndërsa kanë vendour periometrin e sigurisë.

Mbeti i paqartë vendi i saktë ku ishte sinjalizmi për bombë.

Për një vlerësim më serioz të situatës është thirrur me urgjencë drejt vendgjarjes dhe ekipi i njësisë  së xhenierëve të repartit RENEA.

alarm

 

Pas rreth 40 minutash ekspertët kanë konstatuar se alarmi ishte fals. Edhe numri i telefonit që kishte dhënë alarmin rezultoi i fikur. Burime policore në vendin e ngjarjes thanë se është identifikuar numri  i denoncuesit të këtij rasti. Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor që do të përpiqet të zbardhë motivet dhe autorin e këtij alarmi.

Burime policore bëjën me dije se është identifikuar numri  i denoncuesit i cili rezulton që të ketë fikur telefonin.

Për alarm të rremë,  në bazë të kodit penal shtetasi procedohet penalisht për veprat penale të “Përhapjes  e informative të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit” ./tvklan.al