Rita Ora duket se nuk ka marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e saj në fermën e marrë me qira, 241 km larg vendbanimit të saj në Londër.

Këngëtarja po qëndron aty që prej 21 Marsit, por duket se ajo dhe ekuipazhi i saj kanë shkaktuar mjaft shqetësime në hapësirat publike dhe madje kanë realizuar edhe foto në një fermë  private aty pranë dhe kjo ka sjellë zemërim të pronarit, i cili u ka bërtitur për cënim të pronës së tij.

Ekuipazhi i Ritës është akuzuar gjithashtu se ka përdorur dron për të “ndjekur” banorët në zonë.

Në lidhje me këtë situatë, banorët përcollën zhgënjimet e tyre në një grup në internet, duke u shprehur se padyshim që ajo duhet të respektojë rregullat.

Por nga ana tjetër, miqtë e Rita Orës pohuan se ajo është duke zbatuar karantinimin dhe mohuan raportet për çdo sjellje të papërgjegjshme. /tvklan.al