Një shqiptar u vu në pranga në Itali pasi tentoi të godiste disa efektivë policie. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ngjarja ndodhi në Abano pas një sherri me tij dhe bashkëshortes, respektivisht 37 dhe 32 vjeç.

Në orët e vona të së dielës, ata kishin një debat të ashpër aq sa kishte shqetësuar edhe fqinjët nga britmat që dëgjonin. Nga frika se situata mund të përshkallëzohej dhe mund të kishte viktima ata lajmëruan policinë, e cila shkoi menjëherë në banesën e çiftit.

Por kur ata u shfaqën në shtëpinë e shqiptarëve, 37-vjeçari i cili ishte nën efektin e alkoolit sulmoi policët, duke i ofenduar dhe duke tentuar t’i godiste. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i tyre, të cilët e vunë menjëherë në pranga të riun.

Ai doli përpara gjykatës mesditën e kësaj të hëne ku u shpall fajtor për akuzën e rezistencës ndaj një zyrtari publik. Megjithatë gjykatësi i dha të drejtën e mbrojtjes, kështu që seanca dëgjimore u shty për në datën 2 Dhjetor. /tvklan.al