Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti mes fqinjëve. Sipas Klan News, i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur Jonian Shehu. Ai mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, i identifikuar si Olsi Bllaci, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj plagosjeje.

“Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, Jonian Shehu, 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar Olsi Bllaci. Nga hetimet paraprake dyshohet se Olsi Bllaci, pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri Jonian Shehun.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes“, tha policia e Tiranës në një informacion paraprak për ngjarjen./tvklan.al