Zhvillimi i arkitekturës bashkëkohore shqiptare, jo vetëm brenda territorit, por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut është në fokus të një tjetër studimi me autorë arkitektët, Armand Vokshi, Nesila Hajdini, dhe Blerta Vula Riznavolli.

Vëllimi i dytë i këtij studimi me titullin “Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare”, bën një skanim të hapësirave në 4 vitet e fundit dhe projekteve të realizuara në terren, ndërsa jep një përgjigje të qartë të rrugës që po ndjekin arkitektët shqiptarë dhe estetikës eksteriere që po bëhet pjesë e identitetit të qyteteve.

Kësaj radhe, ky vëllim shoqërohet edhe me intervista të arkitektëve që përfaqësojnë studio dinjitoze në Shqipëri edhe me gjerë, duke sjellë njëkohësisht identifikimin dhe njohjen e arkitekturës së re shqiptare. Prazantimi i fragmenteve të arkitekturës bashkohore, përfshin kryesisht projekte të objekteve që janë ndërtuar nga fillimi, por edhe ndërhyrjet në interer dhe projekte që janë zbatuar në godina ekzistuese duke i dhënë një tjetër frymëmarrje.

Tv Klan