Anëtarët e Fraksinoit Plus, mes tyre Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu, gjatë ditës së sotme i  janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një konferencë për media kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka cilësuar  aderimin e Fraksionit Plus në PDK, si njw bashkim konceptesh për zhvilllim e Republikës së Kosovës.

Ky është një bashkim i konceptit të përbashkët politik i së ardhmes, nuk është bashkim i njerëzve të pakënaqur, por i atyre që dëshirojnë ta fuqizojnë vendin”

, ka thënë Veseli me këtë rast.

Gjitashtu ai theksoi se do të kemi edhe ardhje të tjera, nga intelektualë, mjekë e ekspertë të profileve tjera,

Ndërsa Ajnishahe Halimi nga Fraksioni Plus ka thënë se Fraksion Plus ka gjetur hapësirë në PDK, për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës./tvklan.al