Franca tregoi një tjetër provë force mbrëmjen e së shtunës duke mundur 3-0 Skocinë. Vendi mikpritës i finaleve të Euro 2016 dhe kundërshtar i Shqipërisë në fazën e grupeve nuk e pati të vështirë të kalonte portierin dhe mbrojtjen skoceze.

Giroud realizoi vetëm pas tetë minutash lojë. Sulmuesi i Arsenal realizoi përsëri në të 35’, ndërsa Koscielny siguroi rezultatin para pushimit.

Në pjesën e dytë trajneri Deschamps ndryshoi më shumë se gjysmën e lojtarëve. Kjo ishte ndeshja e fundit para nisjes së aktivitetit për francezët që i kanë të gjitha fitore miqësoret e zhvilluara gjatë këtij viti.

Franca do të hapë finalet më 10 qershor në përballjen me Rumaninë në Paris. Shqipëria do të luajë më 15 qershor me përfaqësuesen franceze në Marsejë. /TV KLAN