Franca bind që në fillim

Franca bind që në fillim

14:45 23/03/2019

Franca e nisi fazën eliminatoreve të Europianit me një sukses tepër të thjeshtë në fushën e Moldavisë. Skuadra kampione e botës në fuqi fitoi me rezultatin 4 – 1 në Kishinjev, duke treguar se vendin e parë në Grupin H ku ndodhet edhe Shqipëria nuk e diskuton. Franca e zgjidhi takimin që në pjesën e parë, ku u realizuan 3 gola nga Griezmann, Varane e Giroud.

Nuk mungoi edhe Mbappe, i cili shënoi në minutat e fundit ku pati edhe pak festë për lojtarët e Moldavisë. Ambros bëri që tifozët vendas të festojnë të paktën një herë gjatë takimit të luajtur të premten. Islanda vuajti më shumë se parashikimi në fushën e Andorrës, por mori 3 pikët me fitoren 2 – 0. Bjarnason dhe Kjartansson shënuan për islandezët, ndërsa vendasit patën mundësitë e tyre të shënimit.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT