Policia franceze dëboi qindra emigrantë që kishin pushtuar një qendër kulturore në Paris për më shumë se tre muaj.
Protestues të shumtë u mblodhën jashtë qendrës kulturore Gaite Lyrique gjatë natës, duke brohoritur kundër urdhrit të dëbimit të lëshuar nga autoritetet.
“Nuk kishim ku të shkonim, dhe kishim nevojë për një çati që të mos na duhej të kalonim natën jashtë, sepse ky dimër ka qenë vërtet i ftohtë, kështu që nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të qëndronim këtu”, tha një emigrant nga Guinea.
Emigrantët janë larguar nga ndërtesa në orët e para të së martës pa qenë e nevojshme që të ndërhynin institucionet perkatëse.
Që nga 10 Dhjetori, emigrantët, duke përfshirë shumë të mitur, kishin “pushtuar” qendrën kulturore si pjesë e kërkesave të tyre për strehim, duke detyruar autoritetet të pezullonin aktivitetet kulturore.
Klan News