Franca dhe Gjermania presin që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të rinisë shpejt.

Përmes reagimeve në Twitter Ambasada e Francës në Kosovë dhe ajo e Gjermanisë, shprehen se inkurajojnë që mes dy shteteve të arrihet një marrëveshje.

“Së bashku me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbetet i gatshëm për të mirëpritur një takim në Paris”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

 “Ne i mbështesim fuqishëm përpjekjet e Bashkimit Evropian, me të dërguarin e posaçëm për dialogun Mirosllav Lajçak, për të arritur përparim të rëndësishëm, në afat të prekshëm kohor, për zgjidhje gjithëpërfshirëse. Qeveritë tona janë të gatshme të ndihmojnë takimin e propozuar në korrik”, thuhet në reagimin e ambasadorit gjerman Heldt.

Takimi i thirrur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, u anulua pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër  Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. /tvklan.al