Të dyja vendet do të rrisin bashkëpunimin në energji, teknologji dhe inovacion

Italia dhe Franca kanë  nënshkruar një traktat për të forcuar lidhjet dypalëshe dhe koordinimin e tyre brenda Europës.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur diplomacia e BE po testohet pa praninë e Kancelares Angela Merkel.

Macron dhe Italia, një marrëdhënie me ulje-ngritje” ishte titulli i gazetës pariziane “Le Monde” i cili Shkruan se marrëdhëniet midis Romës dhe Parisit nuk kanë qenë gjithmonë të lehta.

Duke folur së bashku me Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministri Italian Mario  Draghi tha se të dy vendet do të nisin “forma të reja bashkëpunimi” në energji ,teknologji dhe inovacion.

“Traktati që nënshkruam shënon një moment historik në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Franca dhe Italia po konsolidojnë më tej lidhjet e tyre diplomatike, tregtare, politike dhe kulturore. Nga sot jemi edhe më afër”.

Ndërsa Macron u shpreh se kjo nuk sfidon marrëdhëniet me Gjermaninë.

“Qëllimi ynë është të kemi një Europë më të fortë dhe sovrane. Një Europë e cila di të mbrojë veten dhe kufijtë e saj”.

Traktati fillimisht ishte parashikuar në vitin 2017, por negociatat u ndërprenë në vitin 2018 kur qeveria italiane e asaj kohe u përplas me Macron për cështjen e  emigracionit.

Klan News