Përcaktimi i afateve për anëtarësimin e plotë të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Nëse francezët dështojnë në gjashtë muajt e ardhshëm që të hapin negociatat me Shkupin e Tiranën sinjale pozitive vijnë nga Republika Çeke që do ta marrë këtë përgjegjësi në gjysmën e dytë të vitit 2022. Në krye të Evropës nga 1 Korriku çekët kanë shprehur ambicien për të bërë përparim konkret në integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Në konferencën për shtyp të fundvitit ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek, tha se një nga ngjarjet kryesore në presidencën e Republikës Çeke të BE-së, e cila u mor nga qeveria e re e kryeministrit Petar Fijale, mbetet samiti i liderëve evropianë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryediplomati nga Praga deklaroi se do të bëhen përpjekje për tu dhënë këtyre shteteve afate kohore për anëtarësimin e plotë në BE.

Një nga pikat kulmore të presidencës në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm mund të jetë samiti sipas tij është zhbllokimi i aspiratave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kulhanek tha se është veçanërisht dritëshkurtër kjo situatë ku të gjithë në Evropë thonë se nuk mund të përballojmë luksin e një vakumi gjeopolitik me një vrimë të zezë në Ballkanin Perëndimor që mund të mbushet nga aktorë të tjerë.

Gjithsesi diplomacia çeke shpreson se Franca do të organizojë konferencat ndërqeveritare gjatë gjysmës së parë të vitit duke ndikuar në zhbllokimin e bisedimeve të pranimit, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Qeveria e re ceke ka emëruar edhe një ministër të posaçëm për çështjet evropiane për shkak të presidencës se pritshme në krye të Evropës post që ka qenë ne nivel te sekretarit shtetëror deri më tani në Çeki.

Pritet që më në fund gjate vitit 2022 nga francezet e me pas nga ceket të bëhet një progres i dukshëm në rrugën e integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Klan News