Franca dhe Turqia kryesojnë grupin H të kualifikueseve të europianit. Gjelat morën fitoren e dytë të thellë pas Moldavisë që e mundën 4-1. Me Islandën shënuan sërish 4 gola duke mos pësuar.

Umtiti shënoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizuan Giroud, Mbappe dhe Griezmann. Franca është në krye të grupit falë golevarazhit më të mirë. Edhe Turqia ka dy fitore. Pasi fituan me Shqipërinë, skuadra e Gunes mundi Moldavinë 4-0 duke mos e patur aspak të vështirë sfidën e luajtur në shtëpi.

Sfida u hap me golin e Kaldirim, Tosun shënoi dy herë ndërsa golin e katërt e realizoi Ayhan. Pas fitores me Andorran, kuqezinjtë zënë vendin e tretë të renditjes me 3 pikë, po aq sa Islanda që ka fituar ndeshjen e parë në grup me Andorran 2-0.

Tv Klan