Dhuratë nga vajza e gjigandit të artit për t’i shpëtuar taksave

Nëntë vepra të Picasso i janë dhuruar Francës nga vajza e tij Maya dhe do të hyjnë në koleksionet kombëtare në Muzeun Picasso në 2022. Bëhet fjalë për gjashtë piktura, dy skulptura dhe një skicë që i përkiste gjigantit të artit. Lajmi u konfirmua  nga ministri francez i financave Bruno Le Maire, duke konfirmuar parahikimet e mëparshme të mediave.

Ministri u shpreh se e konsideron një nder të madh të mirëpres këto vepra arti nga Picasso. “Ato do të pasurojnë dhe thellojnë trashëgiminë tonë kulturore“, shkroi Le Maire në llogarinë e tij në Twitter.

“BFM TV” dhe gazeta “Le Figaro” kishin raportuar më herët se vajza e Picasso kishte vendosur ta konkretizonte dhurimin  si pjesë e një marrëveshjeje fiskale për të mos paguar taksën e saj të trashëgimisë me shtetin francez. Këto vepra do të paraqiten në tërësi për publikun nga Prilli 2022.

Picasso konsiderohet si piktori më produktiv në historinë e njerëzimit i cili u bë themeluesi i artit modern avangardë, duke filluar udhëtimin e tij me pikturë realiste e zbuluar Kubizmin. Ai ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare e sipas burimeve trashëgimia e tij artistike varion nga 14 deri në 80 mijë vepra arti.

Klan News