Franca ka në plan që të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe me benzinë deri në vitin 2040, njoftoi sot ministri francez i Mjedisit, Nicolas Hulot.

Sipas tij, kjo do të shërbejë për të përmbushur objektivat për marrëveshjen botërore të klimës të nënshkruar në Paris. Ministri francez nuk sqaroi nëse policia do të ndalojë shitjen e benzinës apo naftës, por tha se do të ketë “barra” të rënda mbi makinat.

Prodhuesit francezë të makinave “Renault”, “Peugeot” dhe “Citroen” zotërohen pjesërisht nga qeveria dhe mund të detyrohen që të prodhojnë modele hibride  dhe elektrike. Ky njoftim i rëndësishëm në Francë vjen një ditë pasi “Volvo” në Suedi deklaroi se që nga viti 2019 do të prodhojë vetëm makina me motor elektrik.

Nisma botërore për të prodhuar makina elektrike vjen si pasojë e masave të ashpra të shteteve të ndryshme për të ulur normat e ndotjes.

/tvklan.al