Mijëra banorë evakuohen nga zonat e rrezikut

Zjarret kanë krijuar një situatë emergjente në Spanjë gjatë këtyre 24-orëve. Vatra të mëdha janë hapur në zonat lindore të vendit, ku më problematike situata duket pranë qytetit verilindor të Zaragozës.

Mbi 1500 qytetarë u evakuuan pasi shtëpitë e tyre kërcënoheshin nga zjarret që kanë djegur deri më tani 8 mijë hektarë pyje brenda 24 orëve. Flakët po përparojnë shpejt, të ndihmuar edhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Në zonat pranë Alikantes, flakët e shpëthyera të Shtunën nuk u shuan as prej stuhive të shiut dhe deri më tani kanë shkrumbuar mbi 3 500 hektarë pyje, duke detyruar 1 mijë banorë të evakuohen. Situatë e vështirë edhe në periferitë e Valencias.

Flakët nuk po shuhen prej mëse një jave edhe në rajonin e Zhirondës në jug të Francës, ku janë evakuuar mbi 10 mijë banorë. Zjarrfikësit duken të dorëzuar dhe thonë se janë në dorë të motit për t’i shuar ato plotësisht.

Tv Klan