Franca e Turqia kryesojnë grupin

Franca e Turqia kryesojnë grupin

20:29 11/09/2019

Ja shanset e Shqipërisë për kualifikim

Në grupin H, Franca mundi në shtëpi me rezultatin 3-0 Andorrën. Koman, Lenglet dhe Ben Yder me golat e tyre i shtuan dhe tre pikë Francës në renditje.

Turqia fitoi pastër 0-4 në transfertë me Moldavinë. Turqit nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren, me golat që u shënuan nga Tosun, Turuc dhe Yazici.

Turqia ndodhet në vendin e  parë me 15 pikë. Në të njëjtën kuotë është dhe Franca, e cila pozicionohet e dyta, për shkak të humbjes në ndeshjen direkt me turqit. Islanda mbetet në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Shqipëria arrin shifrën e 9 pikëve. Moldavia dhe Andorra nuk ndryshojnë asgjë në klasifikim.

Për kuqezinjtë duket një ekuacion i ndërlikuar arritja në finalet e evropianit.

Në Tetor, kuqezinjve iu duhet të fitojnë me mbi 2 gola diferencë në ndeshje me Turqinë, si dhe të mos gabojë ndaj Moldavisë. Turqit në krahun tjetër duhet të humbin të paktën një prej dy takimeve të radhës. Në nëntor, në Shqipëri vjen Andorra dhe fitorja është një detyrim për kombëtaren tonë. Ndeshjet kualifikuese mbyllen me vizitën e Francës. Në këtë takim duhet të ndodhë mrekullia në mënyrë që të përfaqësohemi për herë të dytë në finalet e europianit.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT