Nga e diela nuk do të ketë më shtetrrethim

Qeveria franceze hedh hapa të rëndësishëm drejt heqjes së plotë të kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit. Nga kjo e enjte nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të jashtme.

Autoritetet e panë të arsyeshme këtë masë, teksa shifrat e infektimeve kanë rënë në nivelet më të ulëta që prej Gushtit të vitit të kaluar para nisjes së valës së dytë.

Po ashtu pritet heqja e plotë e orarit të shtetrrethimit duke nisur nga e diela. Me lehtësimet e të enjtes hapen edhe parqet e argëtimit si ‘Disnayland’ i famshëm.

Heqjen e maskave në ambientet e jashtme po e diskuton edhe qeveria italiane, teksa edhe atje infektimet ditore janë në nivelet më të ulëta, prej Gushtit të kaluar.

Shqetësim përbën rritja e vazhdueshme e infektimeve në Britaninë e Madhe. Në 24-orëshin e fundit, numri i të prekurve arriti pranë 9 mijëshit, një nivel i përafërt me atë të Shtatorit të vitit të kaluar, që sinjalizoi valën e dytë të përhapjes së madhe të koronavirusit në këtë vend, e nxitur nga mutacioni britanik.

Por këtë herë, kërcënimi vjen nga varianti indian, që është 40% më ngjitës se britaniku.

Tv Klan