Franca është skuadra e radhës që kualifikohet në fazën pasardhëse të botërorit. Fitorja 1 – 0 me Perunë në takimin e luajtur sot në Ekaterinburg u vendos me golin e Mbappe në pjesën e parë. Franca është e para në Grupin C me pikë të plota, ndërsa Peruja renditet e fundit pa asnjë pikë duke u eliminuar kështu nga aktiviteti.

Danimarka barazoi 1 – 1 me Australinë në Samara në sfidën e dytë të fazës së grupeve të botërorit. Fillimisht shënuan danezët me Eriksen pas 7 minutave lojë, por australianët realizuan para pushimit mes dy pjesëve. Jedinak ktheu në penalltinë e vendosur nga sitemi VAR.

Ky rezultat favorizon Danimarkën që është më pranë turit tjetër, ndërsa përballjen e fundit do ta ketë me Francën.

Tv Klan