Franca nuk do të humbasë mundësinë e festimit të trofeut Europian në shtëpi ashtu siç ndodhi 32 vite më parë me Michel Platini.

Kundërshtari sot në mbrëmje në Paris do të jetë Portugalia që ka një mundësi të artë për të fituar titullin e parë ndërkombëtar. Luzitanët janë të plotë në këtë sfidë, pasi është kthyer në stërvitje edhe Pepe. Ai mund të kthehet në qendër të mbrojtjes. Natyrisht skuadra do të udhëhiqet si gjithmonë nga Cristiano Ronaldo.

Didier Deschamps sipas mediave franceze pritet t’i besojë formacionit që ishte në fushë ndaj Gjermanisë me Giroud në krye të sulmit e mbështetur nga një mesfushë tepër krijuese. Kjo sfidë do të gjykohet nga anglezi Mark Clattenburg, i cili ishte edhe në finalen e Champions League.

Tv Klan