Deschamps duhet të mendojë për zëvendësuesit

Franca që fitoi titullin kampione e Botës vitin e kaluar ndryshon nga ajo që do të përballet me Shqipërinë të shtunën në Paris. Mungesat janë të shumta, disa të kushtëzuara edhe nga dëmtimet ku emrat më të njohur janë N’Golo Kante, Paul Pogba apo Kylian Mbappe.

Problemet më lëndimet në këtë start të sezonit i pranoi edhe trajneri Didier Deschamps në daljen e fundit para gazetarëve. Ai është detyruar të thërrasë edhe lojtarë debutues si Matteo Guendouzi dhe Jonathan Ikone, 20 dhe 21 vjeç.

Në këto kushte reparti që ndryshon më pak do të jetë mbrojta, ndërsa në mesfushë pritet të ketë lëvizje. Sulmi mendohet t’i besohet Griezmann-Giroud. Gjithsesi stoli i Francës nuk mund të quhet i dobët dhe për të marrë një rezultat pozitiv do të duhet vëmendje në mbrojtje dhe shpejtësi në kundërsulm.

Tv Klan