Franca me mungesa, por Shqipëria nuk e ka të lehtë

Franca me mungesa, por Shqipëria nuk e ka të lehtë

16:25 06/09/2019

Përballë Shqipërisë, Franca kërkon fitoren që të afrohet sa më shumë me kualifikimin për në Europianin e vitit 2020. Deri më tani, francezët kanë zhvilluar një fushatë eliminatore pozitive pasi në 4 takime kanë arritur që të fitojnë 3 me 1, mesatare shënimi prej 3 golash për ndeshje.

Ata ndiqen nga Turqia dhe Islanda, e për këtë arsye do të kenë një motiv më shumë për të marrë 3 pikë në këtë përballje dhe për të shkuar të qetë në ndeshjet e radhës. Për këtë arsye përballja me Shqipërinë është një ndeshje që duhet fituar patjetër.

Didier Dechampes nuk do ketë në dispozicion emra si Kante Pogba e Mbappe, dhe duhet të mendojë një tjetër formacion për ndeshjen përballë kuqezinjve.

Pavarësisht së përballë janë kampionët e botës, situata në Kombëtaren tonë është e qetë. Pasi mbërritën në Francë, kuqezinjtë zhvilluan një seancë stërvitore ku ra në sy rreshtimi me dy sulmues.

Lojtarët bënë disa ushtrime të lehta fizike dhe morën direktivat e fundit nga trajneri për mënyrën se si do të përballojnë kampionët në fuqi të botës.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori