Për herë të parë në histori, përfaqësuesja e volejbollit për meshkuj del e para në një olimpiadë

Franca e renditur në vend të katërt në botë mundi skuadrën e Komitetit Olimpik Rus në finalen e volejbollit në Tokio 2020 me rezultatin 3-2. Kjo është medalja e parë e artë për francezët në këtë sport në një olimpiadë.

Medalja e bronzit u fitua nga Argjentina që mundi Brazilin me rezultatin 3-2. Franca e nisi vrullshëm ndeshjen dhe i fitoi të dyja setet me rezultatet 25-23 dhe 25 -17.

Kur dukej se ata do ta merrnin edhe të tretin, ekipi rus u zgjua dhe fitoi dy setet e radhës me rezultatet 25-21; 25-21.

Në setin e pestë, francezët luftuan fort dhe triumfuan. Francezët ish i kualifikuar për në fazën finale vetëm katër herë përpara këtij suksesi dhe nuk kishin shkuar më shumë se sa çerekfinalet.

Klan News