Qeveria franceze ndryshoi deklaratën e saj për këtë nëngrup pasi provat kanë treguar se ajo ofron mbrojtje

Qeveria franceze ka bërë të ditur se njerëzit e moshuar mund të marrin vaksinën AstraZeneca. Javën e kaluar presidenti Emmanuel Macron deklaroi se vaksina e AstraZenca nuk është efektive për të moshuarit nga 65 deri në 74 vjeç

Rregullatori i BE-së për barnat e ka miratuar atë për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të shtrirjes. Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Véran bëri të ditur se njerëzit pa sëmundje bashkëshoqëruese mund ta marrnin vaksinën. Për ata të moshës mbi 75 vjeç do të ofrohen ende Pfizer dhe Moderna.

Muajin e kaluar Franca miratoi përdorimin e vaksinës vetëm për nën-65 vjeç. Vaksina Oxford-AstraZeneca përdoret gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të BE-së ende e kufizojnë atë mbi 65 vjeç, përfshirë edhe Gjermaninë.

Zyrtarët francezë të shëndetësisë janë përpjekur të bindin njerëzit se është po aq e sigurt dhe efektive sa vaksinat e tjera Covid-19. Vetëm 273,000 doza AstraZeneca janë administruar në Francë. Disa mjekë francezë e kishin hedhur poshtë vaksinën, duke përmendur efektet anësore që ajo kishte krijuar tek disa njerëz dhe të dhënat e provave sugjerojnë se ajo ofronte mbrojtje minimale kundër variantit të Afrikës së Jugut, megjithëse ekspertët bënë të ditur se ajo ende mbron nga sëmundjet e rënda.

Rreth 3 milion njerëz kanë marrë deri më tani të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 në Francë – shumë më pak se në Britaninë e Madhe ku mbi 20 milion njerëz janë vaksinuar deri më tani .

Franca është ende duke luftuar për të kontrolluar rritjen e niveleve të infektimit në disa zona, megjithëse një shtetrrethim kombëtar mbetet në fuqi gjatë natës.

Gjermania është gjithashtu e shqetësuar që dozat e AstraZeneca nuk do të vijnë dhe ka bërë thirrje për të zgjeruar numrin e grupeve prioritare që mund ta marrin atë. Vetëm 240,000 nga 1,45 milion doza në total.

Britania ka përdorur vaksinën nga AstraZeneca, në programin e saj të imunizimit masiv që nga Dhjetori. Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se siguron nivele të larta mbrojtje” për të gjitha moshat.

Askush që mori vaksinën e Oksfordit në prova nuk u pranua në spital dhe nuk u sëmurë rëndë për shkak të Covid.

Klan News