Autoritetet: Nuk ka efekt kundër Covid-19, rrezikon shëndetin

Franca ndalon përdorimin e Hidroksiklorokinës për kurimin e koronavirusit.

Vendimi i autoriteteve shëndetësore erdhi pasi ekspertët vlerësuan se ky ilaç jo vetëm që nuk është i efektshëm, por është edhe i dëmshëm për shëndetin e pacientëve.

Ilaçi anti-malarie po i nënshtrohej testeve tek njeriu për kurimin e Covid-19 me këmbënguljen e profesorit francez Didier Raul.

Edhe OBSH bëri thirrje për heqjen nga përdorimi të këtij ilaçi, në kurat kundër koronavirusit.

Tv Klan