Franca ndalon shitjen e iPhone 12, dyshohet se ka rrezatim mbi norma


Franca ndalon shitjen e iPhone 12, dyshohet se ka rrezatim mbi norma

23:39 14/09/2023

Franca ka vendosur të ndalojë shitjen iPhonë 12, ndërsa i ka kërkuar Apple të tërheq nga tregu të gjithë telefonat e këtij modeli.

Vendimi është marrë nga Agjencia Kombëtare e Frekuencave të Francës pas testeve që treguan se iPhone 12 lëshon shumë rrezatim elektromagnetik se sa janë normat e lejuara.

Vendimi i Francës pritet të ketë një efekt domino, pasi edhe shumë vende të tjera europiane vendosën të bëjnë verifikimet e nevojshme lidhur me pretendimet e hetimit francez.

Rregullatori francez i ka dhënë dy javë kohë gjigandit të teknologjisë për t’iu përgjigjur hetimit të tij, për të cilin autoritetet gjermane thonë se mund të çojë në masa në mbarë Evropën.

Pavarësisht përfundimeve të këtij hetimi Apple tha se kishte siguruar prova se ishte në përputhje me rregullat e rrezatimit.

Tv Klan











Të ngjashme