Qytetarët mund të udhëtojnë drejt këtij shteti vetëm nëse kanë bërë vaksina që janë të njohura nga EMA

Franca hap dyert për të gjithë qytetarët shqiptarët të cilat kanë marrë të dyja dozat e vaksinave anti-covid, të cilat janë të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave si: Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Por krahas dëshmisë së vaksinimit, qytetarët shqiptar që udhëtojnë për turizëm duhet të jenë të pajisur edhe me test PCR, e cila duhet që të jetë e 72 orëve të fundit. Autoritetet shëndetësore franceze e konsiderojnë Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të ulët infeksioni, duke e vendosur në listën e shteteve me ngjyrë portokalli.

Ndërsa qytetarët që nuk kanë nuk kanë marrë asnjërën nga dozat e vaksinave të sipërcituara duhet të kenë një arsye esenciale, por sërish duke paraqitur analizat e testit negative të koronavirusit.

Klan News