Jugu i Francës është përfshirë nga zjarret masive që kanë shkrumbuar pyje e banesa, duke djegur më shumë se 3000 hektarë tokë.

Pamjet e përhapjes së zjarrit janë apokaliptike.

Flakët u përhapën mbrëmjen e së hënës, të ndihmuara edhe nga era e fortë. Më shumë se 1 mijë persona punuan për shuarjen e tyre, të ndihmuar edhe nga ajri, me mobilizimin e dhjetëra avionëve.

Fatmirësisht flakët nuk shkaktuan viktima, por autoritetet u detyruan të evakuojnë mbi 100 familje në qytezat në jug-lindje të Francës dhe në Korsikë.

Tv Klan