Kampionët e botës, Franca ka zbarkuar në Holandë për ndeshjen e fundit të saj në Ligën e Kombeve. Gjelat kryesojnë grupin me 7 pikë ndërsa Holanda i ndjek me 3.

Skuadrës së Deschamps do t’i mjaftonte edhe barazimi për të siguruar vendin në fazën “play off”. Por nëse vendasit fitojnë kreu i grupit do të vendoset në takimin e fundit mes Gjermanisë dhe Holandës. Në të njëjtën orë, në 20:45 do të luhet edhe Wales-Danimarkë. Gareth Bale dhe shokët e tij kryesojnë me 6 pikë ndërsa Danimarka ka 4.

Përballja mes tyre është interesante pasi skandinavët e kanë fituar sfidën e parë 2-0 me golat e Christian Eriksen. Pas këtij takimi Wales do të udhëtojë për në Shqipëri për miqësoren që do të luhet në Elbasan Arena.

Maqedonia mund të kalojë një ligë më lart nëse siguron fitoren në ndeshjen me Lichtenstein. Ballkanasit kanë 9 pikë në 4 ndeshje dhe sfidën e fundit e kanë me Gjibraltarin.

Tv Klan