Franca në krizë, Deschamps nën presion


Franca në krizë, Deschamps nën presion

23:00 06/09/2021

Trajneri francez akuzohet se e ka humbur kontrollin në ekip, “Gjelat” 5 ndeshje pa fituar

Pozicioni i trajnerit Didier Deschmaps ka nisur të lëkundet, ndërsa Franca e tij ka dështuar që të fitojë në pesë takimet e fundit.

Të shtunën kampionët e botës barazuan 1-1 kundër Ukrainës, ndërkohë që Anthoni Martial shpëtoi “Gjelat” nga humbja.

Pavarësisht se në dy takimet e Grupit D Franca ka barazuar, ata janë të parët në renditje, por shqetësimet janë mjaft të mëdha.

Kampionët e botës u eliminuan herët nga Euro 2020 nga Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës , e pas zhgënjimit që u dhanë tifozëve, ende nuk kanë arritur që ta kapërcejnë krizën.

Mediat franceze gishtin e vendosin te tekniku Deschamps i cili nuk e ka më autoritetin e dikurshëm, ndërkohë që influenca e futbollistëve është rritur.

Për më tepër që ekipi nuk ka qenë kurrë më parë kaq i përçarë.

Kapiteni Hugor Loris ishte kritik me ekipin për shkak të mungesës së përkushtimit dhe agresivitetit në fushë pas barazimit në Kiev, e kërkoi nga të gjithë që ta rrisnin nivelin.

Edhe Antoin Griezmann nuk ka qenë i kënaqur me situatën në muajt e fundit, madje ai është i hutuar edhe me mungesën e qëndrueshmërisë në rolin e tij si edhe rënien e përgjegjësisë në sensin krijues në fushë.

Deschamps është në presion të madh përpara takimit të së martës kundër Finlandës, që është larg katër pikë, por ka dy ndeshje më pak.

Klan News






Të ngjashme