Shume raste vetëm për një pikë

Pas fitores në ndeshjen e parë me autogolin e Gjermanisë, Franca nuk ka doli sërish ndaj Hungarisë. Gjelat barazuan 1 me 1 në Budapest. Kampionët e botës shkojnë në 4 pikë.

Në pjesën e parë Franca kishte mundësitë më të mira për shënim por rrugën e rrjetës e gjetën hungarezët me Fiola në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Në të dytën francezët kërkuan më shumë. Dembele goditi shtyllën, por Franca arriti të barazojë në minutën e 66’. Një goditje dënimi e rrezikshme për hungarezët solli golin e francezëve. Autori ishte Antoine Griezmann, i cili përfitoi nga një gafë në mbrojtje.

Pjesa tjetër e ndeshjes pati vetëm një skenar, me Francën që sulmonte dhe Hungarinë që mbrohej. Pati vetëm një rast nga Mbappe, që u prit nga portieri.

Franca u ndal por vazhdon të kryesojë grupin tashmë me 4 pikë. Hungaria vazhdon të shpresojë, në ndeshjet e fundit në grup mund të ndodhë gjithçka.

Tv Klan