Franca nuk sheh asnjë shenjë përparimi në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, tha ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian këtë të mërkurë.

“Lufta vazhdon dhe për momentin me sa di unë nuk ka asnjë përparim apo ndonjë gjë të re”, tha ai në një intervistë për France 24 dhe RFI.

“Ka shumë deklarata nga autoritetet ruse… Unë do të besoj vetëm veprat”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditë së sotme edhe Rusia tha se nuk ishte thënë asgjë shumë premtuese apo ndonjë përparim të arritur në bisedimet në Turqi të martën./tvklan.al