Të gjithë të punësuarit në Itali me certifikatë të gjelbër

Hyrja në fuqi e kriterit të vaksinimit për punonjësit e sistemit shëndetësor në Francë ka pezulluar nga puna mbi 3 mijë të punësuar në këtë sektor. Vendimi i qeverisë franceze hyri në fuqi më 15 Shtator, teksa shifrat u bënë publike këtë të Enjte nga ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili në një intervistë televizive tha se shifra e të pavaksinuarve në stafet spitalore është thuajse e papërfillshme, 0.1%. Ai tha se nuk janë vërejtur probleme shqetësuese nga pezullimi i të pavaksinuarve në këtë sistem, teksa shifra e ulët ka ndihmuar autoritetet të bëjnë menjëherë zëvendësimet.

Punonjësit e spitaleve në Francë u shfaqën më të bindur se kolegët e tyre në Greqi, 10% e të cilëve nuk e arritën afatin e përcaktuar nga qeveria për t’u vaksinuar deri më 1 Shtator. Megjithatë, ashtu si në Greqi, edhe në Francë ata kanë mundësi të rikthehen në punë, menjëherë pas injektimit të dozës së parë. Sakaq, Greqia e ka zgjeruar listën e institucioneve, ku kërkohet certifikata e vaksinimit deri tek punonjësit e gjykatave dhe shërbimeve që lidhen me to.

Ndërsa qeveria italiane miratoi masën e re që e bën të detyrueshme certifikatën e vaksinimit për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe sektorit privat, duke nisur nga 15 Tetori.

Tv Klan