Skema e qeverisë synon që t’iu japë përparësi çiklisteve , këmbësoreve dhe transportit publik

Këshilli i qytetit në Paris ka paraqitur një plan për të ulur në mënyrë drastike trafikun e makinave deri në 2022.

Skema parashikohet të ndalojë trafikun në katër rrethe qendrore, duke u dhënë përparësi çiklistëve, këmbësorëve dhe transportit publik.

Zona me trafik të ulët do të sillte rrjedhimisht një qytet më pak të ndotur, më të gjelbër, më paqësor dhe më të sigurt. Gjatë pandemisë, Parisi shtoi qindra kilometra korsi biçikletash.

Kryebashkiakja Anne Hidalgo vitin e kaluar krijoi platformën qyteti 15 minutësh, duke e bërë më të lehtë për banorët për të hyrë në dyqane, shkolla dhe shërbime brenda një çerek ore nga shtëpia, ose në këmbë ose me biçikletë.

BBC raporton se kjo është pjesë e një lëvizje për të rimarrë hapësirën urbane duke shmangur përdorimin e makinave si dhe për të ulur ndotjen.

Bashkia e Parisit publikoi një hartë të propozuar, që tregon zonën që do të përfshihet, e cila shtrihet nga Bastille në lindje deri në Tuileries në perëndim dhe mbulon të dy brigjet e Senës, duke përfshirë një pjesë të Shën Germain.

Klan News