Franca, propozim konkret për zgjerimin e BE

Franca, propozim konkret për zgjerimin e BE

23:47 09/10/2019

Parisi kërkon të shtrëngojë procesin e zgjerimit

Gjatë takimit të 28 ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian në Bruksel, ambasadori francez ka bërë të ditur; se vendi i tij ka një propozim konkret që nuk lidhet vetëm me qëndrimin e saj për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe me Maqedoninë.

Parisi kërkon të ndryshojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe për këtë synon ta realizojë përmes prezantimit të një dokumenti konkret. Ky dokument konkret pritet t’u mbërrijë 27 ambasadorëve të tjerë të përhershëm brenda të premtes, ku ambasadorët do të mblidhen sërish për këtë çështje.

Burimet franceze bëjnë të ditur për Tv Klan, se Franca kërkon të shtrëngojë procesin e zgjerimit, pa qartësuar se cili është qëndrimi i saj për dosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, ambasadori holandez ka shprehur qëndrimin që është bërë publik nga ministri i Jashtëm, Stef Blok në parlamentin holandez mbrëmjen e së martës.

Ndarja e vendimmarrjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është ende në tryezë; Ka vende si Danimarka dhe Holanda që janë pro ndarjes së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ndërkohë të gjithë ambasadorët janë duke pritur propozimin konkret për të marrë vendim mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori