Deschamps kthen Mendy, Kante dhe Mbappe

Didier Deschamps publikoi listën me 23 lojtarët që do të grumbullohen për ndeshjet me Moldavinë më 14 Nëntor dhe 3 ditë më vonë me Shqipërinë. Te Franca është kthyer Benjamin Mendy, i cili mungonte prej më shumë se 1 viti.

Mbrojtësi i Manchester City është kushtëzuar gjatë kësaj kohe nga dëmtimet. Lista e francezëve nuk ka surpriza dhe në grup janë kthyer edhe N’Golo Kante dhe Kylian Mbappe, të cilët mungonin për shkak të problemeve fizike në ndeshjet e Tetorit.

Trajneri Edy Reja nuk i ka publikuar ende emrat e lojtarëve, të cilët do të grumbullohen për përballjet me Andorrën dhe Francën. Këto ndeshje do të mbyllin fushatën kualifikuese të Euro 2020.

Tv Klan