Diplomatët francezë skeptike për planin prej 20 miliardë $: Minon prioritetet e Francës

Një plan prej 20 miliardë dollarësh për t’i dhënë NATO-s më shumë fleksibilitet në përballjen me kërcënimet ushtarake, ndryshimin e klimës dhe ngritjen e Kinës ka sjellë reagimin e ashpër të Francës.

Katër diplomatë francezë thanë se kanë frikë se ky plan mund të minojë përparësitë e saj të mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg propozoi në Shkurt që aleatët të vendosnin më shumë para drejtpërdrejt në buxhetet ekzistuese, në vend që të mbështeten në sistemin aktual që secila qeveri paguan për operacionet e veta ushtarake.

Kjo ishte një përgjigje ndaj tensioneve të gjata me Shtetet e Bashkuara, të cilat thonë se aleatët evropianë nuk kontribuojnë sa duhet në mbrojtjen e tyre. Megjithatë në samitin e 14 Qershorit, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i SHBA, Joe Biden, pritet që ai të mbështesë unitetin transatlantik.

Por diplomatët francezë kërkojnë që të merret parasysh propozimi i bërë  nga presidenti Emmanuel Macron në vitit 2019 se NATO ishte e vdekur klinikisht.

Franca beson idenë për të cilën folën diplomatët se vendosja e rreth 20 miliardë dollarëve në buxhet e përbashkëta për 10 vjet, nuk sjell përfitim për prioritetet ushatarake të Francës dhe rrezikon të largojë vëmendjen dhe burimet nga ndërtimi i aftësive të mbrojtjes midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Franca tashmë përmbush synimin e NATO-s për të shpenzuar 2% të prodhimit ekonomik në mbrojtje. Një nga katër diplomatët tha se Ministrja Franceze e Forcave të Armatosura Florence Parly ishte mërzitur nga vendimi i Stoltenberg.

Buxhetet e përbashkëta kapin vlerën e 0.3% të totalit të shpenzimeve për mbrojtjen, ose rreth $2.5 miliardë dollarë.

Klan News