Lukaku ‘thyen’ i vetëm Suedinë e Ibrahimoviç, barazon De Veen

Franca i nisi me marshin e katërt kualifikueset e Euro 2024. Nënkampionët e Botës mposhtën pa shumë probleme Holandën, që ndaj “gjelave” shënoi disa rekorde tepër negative. Në humbjen 4-0 të pësuar përballë skuadrës së Didier Deschamps, tulipanët zhgënjyen tifozët, duke ndërlikuar jo pak rrugëtimin drejt Europianit Gjerman.

Franca u bë skuadra e parë që shënon dy herë kundër Holandës brenda 8 minutave të para të lojës, falë edhe cilësive të Griezmann e Upamecano. Për të thelluar akoma dhe më shumë krizën e holandezëve mendoi kapiteni Mbappe, që festoi për herë të parë me shiritin në krah.

Një festë që shtoi dhimbjet te tulipanët, pasi në sytë e tyre u shfaqen imazhet e vitit të largët 1919. Asokohe, e nxorën topin nga fundi i rrjetës për herë të tretë në vetëm 20 minuta e 47 sekonda lojë përballë Suedisë. Ndeshja numër 100 e Daley Blind me kombëtaren u njollos sërish me golin e 4-0, ku Franca përsëriti déjà-vu e gushtit 2017, duke fituar sërish me poker golash ndaj Holandës.

Spektakël dhe rekorde vendosi edhe Romelu Lukaku me fanellën e kombëtares belge. Sulmuesi i Interit udhëhoqi “djajtë” në fitoren 3-0 ndaj Suedisë, duke barazuar një legjendë si Robert de Veen. Lukaku shënoi të tre golat, për të plotësuar kështu hattrick e tretë me kombëtaren.

Klan News