Franca ka rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak për 16-vjeçarët, një nga premtimet e bëra në fushatë nga Presidenti Macron. Të rinjtë do të shërbejnë për 1 muaj në shërbimin civil dhe ushtarak, me mundësinë e shtrirjes në një vit të këtij trajnimi.

Shërbimi ushtarak i rekrutëve në Francë u hoq në vitin 1996 dhe tashmë është rikthyer nga Presidenti Macron. Gjatë fushatës, ai premtoi se do t’i bëjë të rinjtë që të marrin një muaj përvojë të jetës ushtarake. Këtë gjë, Macron e argumentoi si një nga mënyrat për të forcuar ndjenjën e patriotizmit, duke i bërë bashkë të gjithë të rinjtë me prejardhje të ndryshme.

Shërbimi i detyrueshëm 1 mujor do të nisë që nga viti 2019. Fokusi do të jetë puna në komunitet dhe trajnimi ushtarak tradicional. Pas përfundimit të trajnimit 1-mujor, rekrutët do të kenë mundësinë të zgjerojnë shërbimin nga 3 muaj në 1 vit. /

tvklan.al