Mundi Danimarkën me rezultatin 2-1

Franca siguroi kalimin në turin tjetër të Botërorit pas fitores 2-1 me Danimarkën. Mbappe zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë. Pak minuta më pas Christensen zgjoi shpresën e danezëve që të dilnin me pikë nga ky takim. Francezët nuk e pranuan rezultatin dhe Mbappe realizoi golin e fitores në të 86’.

Australia mori pikët e para në këtë Botëror, duke mundur 1-0 Tunizinë në sfidën tjetër të Grupit D. Ky rezultat i jep shpresë që të shkojnë në fazën e ardhshme të turneut. Polonia fitoi 2-0 sfidën me Arabinë Saudite në Grupin C.

Zielinski realizoi në minutën e 40’. Futbollistët arabë edhe pse zhvilluan një lojë të mirë shpërdoruan rastin e artë për të barazuar. Szczesny priti penalltinë e dhënë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kapiteni Lewandowski siguroi fitoren me golin e tij. Të dy ekipet janë ende në garë për një vend në fazën tjetër të Botërorit.

Tv Klan