Franca: Të shtyhet për në 2020 hapja e negociatave

Franca: Të shtyhet për në 2020 hapja e negociatave

15:42 10/10/2019

“Tirana e Shkupi duhet të përmbushin kushtet”

Franca kërkon shtyrjen e negociatave të antarësimit për në vitin 2020, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe reformimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Qeveria franceze ka parashtruar kushtet e saj që lidhen me përmbushjen e kritereve kyçe duke nisur nga respektimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reforma e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Për Shqipërinë kërkohet zbatimi i Refomës në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore, ndërsa për Maqedoninë e Veriut duhet progres me çështjen e Prokurorisë Speciale. Franca mbështet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, progresin konkret të bërë në reforma në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dhe konsideron se ka një këndvështrim më realist mbi situatën politike në të dyja vendet. Franca kërkon të ndryshojë procesin e zgjerimit, i cili deri tani sipas saj nuk ka dhënë frytet e pritshme.

Qeveria franceze ka një vlerësim më të nuancuar dhe më pak optimist se Komisioni Europian pêr zgjerimin. Qëndrimi i qeverisë franceze bën të kuptohet se vlerësimi i Komisionit Europian është tepër mekanik, teknokrat dhe ndarja e kornizës negociuese në 35 kapituj nuk ka dhënë frytet e pritshme. Sipas Francës, procesi i zgjerimit për Komisionin e ri Europian duhet të jetë më gradual, më i kontrolluar edhe të përfshijë edhe ekspertizën e shteteve anëtare, në mënyrë që progresi që do përftohet të japë rezultate.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori