Kompania franceze e hekurudhave SNCF dhe prodhuesi i trenave Alstom kanë zbuluar TGV M e parë të përfunduar, një tren me shpejtësi të lartë të gjeneratës së ardhshme.

Kompania Alstom e quajti trenin e ri “TGV e së ardhmes”. Në frengjisht, TGV do të thotë Train à Grand Vitesse (tren me shpejtësi të lartë). Ky dizanj i trenit do të shfaqet premierë në rrjetin hekurudhor të Parisit në vitin 2024 dhe në të gjithë Francën gjatë 10 viteve në vijim.

TGV është një nga markat më të famshme në botë të trenave me shpejtësi të lartë dhe ka qenë një element kryesor i udhëtimit hekurudhor evropian që nga fillimi i viteve 1980.

TGV M do të funksionojë me të njëjtën shpejtësi maksimale si gjenerata e mëparshme e trenave TGV — 350 kilometra në orë (gati 220 mph).

“Në vitin 2022, ne nuk duam të ecim më shpejt,” tha zëdhënësi i Alstom, Philippe Molitor për CNN Travel, duke shpjeguar se qëllimi janë trenat me shpejtësi të lartë që mund të ketë hapësira për më shumë udhëtarë. /tvklan.al