Botërori hyn në fazën interesante dhe menjëherë me takime si të ishin finale. Menjëherë të shtunën në orën 16:00 faza e 1/8 starton me supersfidën Francë-Argjentinë.

Shpresat e Messi për të fituar një trofe të rëndësishëm me përfaqësuesen kundër ambicieve të Pogba, Mbappe e Griezmann. Kjo përballje ndoshta meritonte të ishte edhe një finale. Ndeshjet e mëparshme në finalet e botërorit i ka fituar Argjentina, por në 1930 dhe 1978.

Në të njëjtën ditë, por në orën 20:00 do të luhet Uruguaj-Portugali. Cristiano Ronaldo do të përpiqet të mposhtë mbrojtjen e uruguaianëve që edhe nuk është thyer.

Të dielën në orën 16:00 Spanja do të kërkojë të kalojë Rusinë, që është e mbështetur nga publiku vendas.

Në orën 20:00 do të jetë radha e Kroacisë që tregoi në fazën e grupeve që mund të kalojë çdo ekip përfshi Danimarkën.

Brazili do të zbresë në fushë të hënën në orën 16:00 përballë Meksikës. Hera e fundit mes tyre ishte në botërorin e kaluar dhe përfundoi në barazim pa gola. Megjithatë brazilianët ndeshjet e tjera i kanë fitore.

Në orën 20:00 të së hënës do të jetë radha e Belgjikë-Japoni. E marta do të nisë me sfidën Europiane, Suedi-Zvicër në orën 16:00 dhe më pas në mbrëmje do të jetë radha Kolumbi-Angli.

Tv Klan