Franca

Franca rrezikon luftën civile nëse “Fronti Kombëtar” fiton zgjedhjet lokale. Deklarata e fortë vjen nga kryeministri francez Manuel Valls.

Manuel Valls (Kryeministër i Francës):Ka dy alternativa për vendin tonë, është ajo e “Frontit Kombëtar” që çon në përçarje, dhe përçarje do të thotë luftë civile”. Në qoftë se e djathta ekstreme do të fitojë, imazhi i rajonit në fjalë do të shkatërrohej dhe sipërmarrje të shumta do të largoheshin nga vendi.

Franca pësoi një tronditje nga rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve lokale, ku Fronti Kombëtar i Marine Le Pen, arriti një rezultat historik dhe u votua nga 40% e francezëve. Ndërsa në vend të dytë u rendit koalicioni i djathtë i ish – Presidentit Nicolas Sarkozy.

Kryeministri Val tha se e respekton shprehjen e zemërimit me anë të votës, por u rikujton francezëve se po votojnë për një parti raciste që shkon përkundër interesave të vendit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Francë zhvillohet ditën e diel më datë 13 dhjetor.

Tv Klan