“France Football” ngel në klasë Shqipërinë

“France Football” ngel në klasë Shqipërinë

17:20 08/09/2019

Bare ishte më i miri në fushë, Hysaj më i dobëti

Paraqitja e dobët e Shqipërisë përballë Francës ku u mund me rezultatin 4 – 1 u reflektua edhe te vlerësimi i mediave vendase.

Revista e njohur sportive “France Football” vendosi nota tepër të ulëta, 3 dhe 4 për lojtaret e kombëtares shqiptare. Më i miri nga kuqezinjtë është cilësuar Keidi Bare.

Mesfushori i cili e kishte ndeshjen e parë zyrtare me Kombëtaren mori notën 5. Më i dobëti është vlerësuar Elseid Hysaj. Sipas “France Football” ai hasi vështirësi në duelet me kundërshtarët. Edhe gazeta “L’Equipe” e shikon Baren si më të mirin te kuqezinjtë me notën 6 dhe jep nota tepër të ulëta për Uzunin dhe Balajn, vetëm 2.

Trajneri Edy Reja meritoi notën 3, ndërsa kolegu i tij te Franca Didier Deschamps u vlerësua me 7. Tekniku i kombëtares shqiptare gjithsesi nuk ishte i zhgënjyer nga paraqitja e kuqezinjve, duke pranuar pas ndeshjes përgjegjësinë në vendosjen e Rroshit si mbrojtës i djathtë.

Përballë një stadiumi të tejmbushur Shqipëria e Rejas nuk tregoi asgjë, duke mos përfituar nga mungesa e Mbappe, apo e titullarëve të tjerë te “Gjelat”.

Tv Klan

Të ngjashme